Flash News

KRYESORE

Ambasadori i Austrisë: Vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë drejt BE- së

Ambasadori i Austrisë: Vazhdojmë të mbështesim

Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Christian Steiner, deklaroi se vendi i tij do të vazhdojë që të mbështesë Shqipërinë në proceset integruese në BE. Nga Kavaja, ku ai mori pjesë në ceremoninë e dhurimit të një makine dhe të mjeteve të tjera moderne për Shërbimin Zjarrfikës të këtij qyteti, u shpreh:

“Qeveria e re e krijuar rishtazi nga janari i këtij viti do të vazhdojë ta mbështesë Shqipëri në proceset e saj integruese. Në mënyrë eksplicite në programin e qeverisë austriake është përmendur që qeveria do të përkrahë intensivisht në mënyrë të vazhdueshme procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Unë jam shumë i lumtur që kjo marrëdhënie e mirë nuk ekziston midis dy vendeve tona vetëm në nivele shtetërore, por që kjo marrëdhënie e mirë dhe përkrahje ekziston edhe në nivele lokale, ku njerëzit me iniciativën e tyre private ndihmojnë në një bashkëpunim edhe më të suksesshëm”, tha ambasadori për mediat.

Të fundit