Flash News

KRYESORE

Ambasadori i BE në Shqipëri: Sot takim Rama-Hahn në Tiranë

Ambasadori i BE në Shqipëri: Sot takim Rama-Hahn në Tiranë

Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca ka paralajmëruar një takim të kryeministrit Edi Rama me komisionerin për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, në Tiranë.

“Komisioneri Hahn do të takohet më vonë me Kryeministrin Edi Rama për të vlerësuar së bashku ecurinë e përpjekjeve të vazhdueshme për reforma, të cilat duhet të ndiqen me vendosmëri në muajt e ardhshëm”, shkruan Soreca në Twitter.

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë në Bashkimin Europian, Johannes Hahn ka vizituar sot edhe Kosovën.

Të fundit