Flash News

KRYESORE

Ambasadori i BE në Tiranë: Të dëgjohet ftesa për të rikthyer një mjedis konstruktiv politik

Ambasadori i BE në Tiranë: Të dëgjohet ftesa për

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka cituar drejtorin e Zgjerimit të BE Christian Danielsson, i cili është shprehur se ftesa e unionit për të rikthyer një mjedis më konstruktiv politik në Shqipëri nuk do mbetet e padëgjuar.

Soreca shton se vizita njëditore e Danielsson ka qenë intensive por edhe konstruktive. Kujtojmë se Danielsson ka takuar kryeministrin Rama dhe aleatët opozitarë.

"Shpresoj për të gjithë qytetarët e Shqipërisë që ftesa jonë për të rikthyer një mjedis më konstruktiv politik nuk do mbetet e padëgjuar. Ky është një mision i përbashkët kombëtar”. Danielsson pas një vizite shumë intensive dhe konstruktive njëditore në Tiranë”, shkruan Soreca në Twitter.

Të fundit