Flash News

KRYESORE

Ambasadori i BE-së: Flasim për drejtësinë, por mos harroni reformën në administratë

Ambasadori i BE-së: Flasim për drejtësinë, por mos harroni

Përveç reformës në drejtësi, Shqipërisë do i duhet shumë shpejtë t’i nënshtrohet një tjetër reforme të rëndësishme dhe rrënjësore. Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka deklaruar se aktualisht flitet shumë për reformën në drejtësi, por nuk duhet të harrohet rëndësia që ka reformimi i administratës për procesin integrues.

"Flasim shumë për reformën në drejtësi, flasim për veprimet e agjencive të zbatimit të ligjit, por harrojmë rëndësinë e administratës publike dhe të kësaj reforme. Shqipëria një ditë do të jetë anëtare e BE dhe duhet të ketë një reformë të administratës publike, e cila duhet të funksionojë mjaft mirë. Kjo gjë nuk mund të bëhet pa pasur një administratë publike të reformuar dhe pa pasur një mirëfunksionim të qeverisjes lokale. Kjo gjë do ta sjellë Shqipërinë në BE. Duhet të vëmë theksin tek reforma e decentralizimit dhe ti furnizojmë këto komuna me burimet që atyre i duhen për të kryer punën e tyre. Duhet të  fokusohemi në rekrutimin meritor të nëpunësve civil pa e ndërprerë këtë proces”, tha Soreca.

Të fundit