Flash News

KRYESORE

Ambasadori i BE-së flet për teatrin: Qeveria të jetë transparente, procedurat si të BE-së

Ambasadori i BE-së flet për teatrin: Qeveria të jetë

Ambasadori i BE-së në vendin tonë Luigi Soreca ka vetëm një kërkesë sa i përket çështjes së shembjes së teatrit kombëtar, një tjetër problem që e ka acaruar situatën në vend.  Ai kërkon që të respektohen standardet evropiane për tenderin dhe konkurrencën e lirë.

"Nuk duhet të jemi ne ata që themi nëse duhet të ketë një ndërtesë të re ose jo, këtë e kanë përgjegjësi autoritetet shqiptare. Ashtu sikur e dini edhe ju pozicioni ynë ka qenë i qartë që nga shtatori i vitit të shkuar, BE i ka bërë thirrje qeverisë që të jenë transparent edhe pa qasje diskriminuese në treg.

Ky duhet të jetë parimi që duhet të udhëheqë autoritetet shqiptare, prandaj është mbështetur edhe tenderi për më tej. Mendoj se është shumë e rëndësishme që të ketë kritere të qarta edhe transparente, edhe të ketë një qasje të drejtë për këtë çështje.”, tha ambasadori i BE-së, gjatë aktivitetit për edicionin e tretë të “Zâ Fest” në natyrën e mahnitshme të Thethit më 2, 3 dhe 4 gusht

Ai shtoi se procedurat e tenderit duhet të jenë në përputhje me ato të BE-së, dhe të ketë konkurrenca e lirë dhe e drejtë.

Në lidhje me edicionin e tretë të “Zâ Fest” ambasadori tha se ky festival është pikërisht mesazhi që dëshiron të përçojë BE-ja në Shqipëri.

"Mesazhi i ZA Fest-it është pikërisht mesazhi që dëshiron të përçojë BE-ja në Shqipëri, pasi është në përputhje me politikat e BE-së, kulturën, artin dhe zhvillimin e turistit. Ideja është që të bashkojmë njerëzit me kulturën dhe artin, dhe këtë ta bëjmë edhe në veri, qasja e BE vjen këtu me tre fjalë; Rigjallërim, zhvillim dhe ruajtje e kulturës.

Pika e dytë ka të bëjë me zhvillimin e zonave malore të Shqipërisë, ti ndihmojmë të arrijnë potencialin e tyre. Kjo iniciativë është shumë e rëndësishme. Ne dëshirojmë të shkojmë përtej kufijve, kemi një projekt ndërkufitar me Kosovën, që këto çështje t’i çojmë jo vetëm në Kosovë, por edhe vendet e tjera" tha Soreca.

Të fundit