Flash News

KRYESORE

Ambasadori i BE-së ka frikë se tensionet politike të kthehen, tregon zgjidhjen

Ambasadori i BE-së ka frikë se tensionet politike të kthehen,

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka frikë se tensionet në politikë mund të rikthehen, ndërkohë që mendon se ajo që i duhet vendit është një bashkim kombëtar.

"Ekziston një rrezik që të rikthehen tensionet, por unë mendoj që mesazhi ynë duhet të jetë që puna të vazhdojë. Unë i kam mirëpritur deklaratat që janë bërë, jo vetëm nga kryeministri, por edhe nga udhëheqësi i opozitës, Lulzim Basha, menjëherë pas mosvendimit të së premtes, pikërisht që fjalët u përqendruan te detyrat e shtëpisë. Pra, ka shumë për të bërë. Ekziston nevoja për bashkim kombëtar nga të gjitha palët. Të gjitha palët duhet që të kenë parasysh objektivin primar, parësor të Shqipërisë, i cili është pra, anëtarësimi në BE duke iu përgjigjur kështu kërkesës së vetë qytetarëve shqiptarë.

Jam i kënaqur që shoh që të dyja palët, të dy kahet politike kanë rikonfirmuar përkushtimin e tyre ndaj integrimit në BE dhe besoj që këto fjalë tashmë do të përkthehen në vepra”, tha Soreca për Report TV.

Të fundit