Flash News

KRYESORE

Ambasadori i BE-së në Beograd: Brukseli, i angazhuar për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Ambasadori i BE-së në Beograd: Brukseli, i angazhuar për

Ambasadori i BE-së në Serbi, Sam Fabrici është shprehur se Brukseli është i angazhuar për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Fabrici, duke mos dashur ta komentojë deklaratën e fundit të nënsekretarit të Shtetit Amerikan për Çështjet Politike, David Hale, i cili tha se qëndrimi i SHBA-së është një njohje e pranueshme reciprokisht e Kosovës dhe Serbisë, ai ka thënë se edhe qëndrimi i BE-së për njohjen e Kosovës është i qartë.

“Ju e dini qëndrimin e Bashkimit Europian për njohjen e Kosovës, është e qartë. Ne jemi në favor të arritjes së një marrëveshjeje që do të jetë ligjërisht e detyrueshme, me normalizimin e plotë të marrëdhënieve”, deklaroi Fabrici.

Të fundit