Flash News

KRYESORE

Ambasadori i BE-së në Tiranë: Integrimi i Shqipërisë në BE më afër se kurrë

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca është shprehur optimist për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Soreca deklaroi para studentëve se Shqipëria dhe Bashkimi Europian janë më afër se kurrë.

Sipas ambasadorit, dialogu ndërpartiak është jetik në interes të gjithë qytetarëve shqiptarë.

“Rruga për BE e Shqipërisë është vendosur. Shqipëria dhe Europa janë sot më afër se kurrë. Por është jetike që Shqipëria të qëndrojë e fokusuar në prioritetet kyçe dhe reformat. Dialogu ndërpartiak është jetik në interes të gjithë qytetarëve shqiptarë”, deklaroi Soreca.

Të fundit