Flash News

KRYESORE

Ambasadori i BE-së në Tiranë “justifikon” qëndrimet e ndërkombëtarëve: Kërkojmë dialog, jemi të paanshëm

Ambasadori i BE-së në Tiranë “justifikon”

Nga Shkodra, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka folur për situatën politike në vend, duke u shprehur se europianët mbështesin interesat e qytetarëve shqiptarë.

Ai bën thirrje që të gjendet një mënyrë për të dialoguar dhe për të zgjidhur ngërçin e integrimit të Shqipërisë në BE. Soreca shton se europianët kërkojnë dialog dhe janë të paanshëm.

“E drejta për të protestuar është për të gjithë dhe ne mbështesim të gjithë ata që protestojnë, por kjo gjë duhet të jetë e paqme dhe pa nxitje për dhunë. Nxitja për dhunë është e pafalshme dhe ne presim që protestat në vijim të jenë pa nxitje dhune.

Situata është e paprecedent, kemi folur me te dyja palët. Jemi takuar me qeverinë si dhe opozitën. Opozita po mban qëndrim pa u kthyer pas dhe kjo është për të ardhur keq. Ja kemi thëne disa here ketë gjë, por pa sukses. Kjo ndikon në integrimin e Shqipërisë. Ne kemi kërkuar dialog dhe jemi te paanshëm.

Ne i kemi kërkuar qeverisë që të dialogojmë. I bëjmë thirrje të gjithë politikaneve të Shqipërisë që të mbajnë anën e qytetareve . BE mbështet interesat e qytetareve të Shqipërisë. Situata në vend minon ketë dëshire të 93 % të qytetareve shqiptar për integrim dhe është anëtarësimin në BE qëllimi i jonë ndaj Shqipërisë. Në rast moszgjidhje të këtij ngërçi integrimi i Shqipërisë është në rrezik.

Ftoj institucionet të luajnë rolin e tyre në demokraci, të kujdesen për interesat e banorëve.  I bëjmë thirrje të të gjitha palëve të marrin pjesë në zgjedhjet vendore si e vetmja mënyre demokratikë”, tha Soreca.

Të fundit