Flash News

KRYESORE

Ambasadori i BE-së: Një zyrtar i Europol-it pjesë e policisë shqiptare

Ambasadori i BE-së: Një zyrtar i Europol-it pjesë e policisë

Një zyrtar i Europol do të jetë pjesë e policisë shqiptare duke nisur nga janari i 2019-ës. Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca.

Përmes rrjetit social Twitter, ambasadori thekson se lufta kundër krimit është një prioritet për BE-në dhe Europol.

“Bashkëpunimi ndërkombëtar do të jetë më i rëndësishëm se kurrë. Për këtë qëllim, dërgimi i një zyrtari ndërlidhës Europol në Policinë e Shtetit nga janari 2019 është një hap i rëndësishëm. Kjo do të ndihmojë në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekzistues ndërmjet forcave policore të MSH dhe BE.

Lufta kundër krimit është një prioritet për BE dhe Europol. Së bashku me forcat policore kanë ngritur rrjetin @ON për të forcuar bashkëpunimin e tyre kundër grupeve kriminale të stilit mafioz, duke përfshirë krimin e organizuar shqiptar”, shkruan ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë.

Të fundit