Flash News

KRYESORE

Ambasadori i Britanisë qëndrim ndaj ‘peshqve të mëdhenj”: Nuk ka shumë, por duhen goditur

Ambasadori i Britanisë qëndrim ndaj ‘peshqve të

Ambasadori i Britanisë në Shqipëri, Duncan Norman ka deklaruar se është i kënaqur me rezultatet e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ku përmendi si shembull rastin e kapjes së 613 kg kokainë në Maminas në fund të Shkurtit.

“Task Forca që ngriti ministria e Brendshme po funksionon dhe po ndryshon diçka. Pra ka shumë gjëra pozitive. Sigurisht, vështirësia është se një prej gjërave që kërkohet është një historik të hetimeve të suksesshme, arrestimeve dhe ndjekjeve penale të kriminelëve seriozë dhe kjo është gjëja që ende duhet të shohim. Duhet të shohim që këta drejtues të krimit të organizuar të dalin përpara gykatës”, ka deklarua ai në një intervistë për Ora Neës.

Sa i takon mos-arrestimit të ‘peshqve të mëdhënj’, Norman u shpreh se në Shqipëri nuk ka shumë të tillë teksa bëri një paralelizëm edhe me Britaninë.

“Nëse do të godasësh seriozisht krimin e organizuar. Jo vetëm këtu, ne kemi shumë forma të krimit të organizuar edhe në Britani, çdo vend e ka, por për ta goditur atë nuk mund të arrestosh vetëm njerëzit atje poshtë, por edhe drejtuesit e këtyre organizatave. Peshqit e mëdhenj janë drejtuesit e një grupi të organizuar kriminal apo anëtar me peshë që lehtëson krimin e organizuar”, përfundoi ambasadori Norman.

https://www.youtube.com/watch?v=oJcntH6el84

Të fundit