Flash News

KRYESORE

Ambasadori i Iranit flet pas dëbimit: Shqipëria ka fuqi të vogël, nuk mundi t’i rezistojë skenarit amerikano-izraelit

Ambasadori i Iranit flet pas dëbimit: Shqipëria ka fuqi të

Ambasadori i Iranit, Gholamhossein Mohammadnia ka folur për herë të parë pas vendimit të Tiranës për ta dëbuar nga vendi, së bashku me Sekretarin e Parë të Ambasadës.

Ai ka deklaruar se “për shkak të kapaciteteve dhe fuqisë së vogël, qeveria shqiptare nuk mundi t’i rezistonte dhe u bë viktimë e skenarit të SHBA-së dhe Izraelit.”

“Veprimi i Shqipërisë ishte pjesë e një sërë masash të marra në lidhje me marrëdhëniet midis Iranit dhe Bashkimit Evropian, veçanërisht në prag të paraqitjes së mekanizmit të posaçëm financiar evropian për Iranin dhe ruajtjen e marrëveshjes bërthamore", ka thënë Mohammadnia për mediat në Teheran.

Sipas ambasadorit, marrëdhëniet midis Iranit dhe Shqipërisë po shënonin rritje dhe kjo shqetësoi grupin muxhahedin.

Pavarësisht se Teheranit e konsideron vendimin e Tiranës si përpjekje të SHBA-së dhe Izraelit për të dëmtuar marrëdhëniet e Republikës Islamike me Evropën dhe Bashkimin Evropian, përfaqësues të Zyrës për Politikën e Jashtme në Bruksel deklaruan se dëbimi i ambasadorit “është një çështje dypalëshe e Shqipërisë me Iranin.”

Të fundit