Flash News

KRYESORE

Ambasadori i Italisë Cutillo largohet nga Shqipëria, Veliaj i jep "Çelësin e Qytetit"

Ambasadori i Italisë Cutillo largohet nga Shqipëria, Veliaj i jep

Pas katër vitesh qëndrim në Tiranë, ambasadori i Italisë Alberto Cutillo do të largohet për të nisur një detyrë të re. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i dorëzoi atij "Çelësin e Qytetit", si mirënjohje për një mik të mirë të Shqipërisë, që do i mungojë. Ambasadori Cutillo e cilësoi bashkëpunimin me Veliajn dhe stafin e Bashkisë së Tiranës si të shkëlqyer.

“Të punoja me ty ishte një eksperiencë e shkëlqyer. Dua të të përgëzoj për atë që ke bërë, jam i impresionuar nga ju dhe stafi juaj, dhe kjo është për shkak të mentalitetit që ju keni krijuar sepse është një staf që jep zgjidhje, kurdo që del një problematikë”, tha Cutillo.

Kurse Veliaj e falënderoi për kontributin që ai ka dhënë në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Çdo krizë është një mundësi për t’u ringritur sërish, një mundësi për të punuar së bashku. Ne jemi shumë të bekuar me fqinjët tanë, ndaj mendoj që të kemi një ambasador që përfaqëson një fqinj kaq miqësor dhe që bën një punë kaq të shkëlqyer”, deklaroi Veliaj.

Të fundit