Flash News

KRYESORE

Ambasadori i Italisë Cutillo: Nuk ka arsye që Shqipërisë t’i vendosen kushte të reja

Ambasadori i Italisë Cutillo: Nuk ka arsye që Shqipërisë

Ambasadori i Italisë në Shqipëri Alberto Cutillo mendon se nuk ka arsye që të vendosen kushte të reja sa i përket çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE-në, duke dalë kundër rezolutës së Bundestagut gjerman.

Cutillo gjykon se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në familjen evropiane duhet të nisë menjëherë.

“Zgjidhja e krizës politike është një objektiv kryesor për një vend që kërkon të aderojë në BE. Ftojmë të gjitha forcat politike të ulen së bashku për të zgjidhur problemet që kanë, sidomos problemin e Reformës Zgjedhore. BE i ka dhënë disa detyra Shqipërisë dhe ne mendojmë se këto detyra janë plotësuar kohë më parë dhe nuk gjejmë arsye përse duhen vendosur kushte të reja për të hapur negociatat. Negociatat duhen hapur tani”, deklaroi Cutillo nga Gjirokastra, i përzgjedhur si destinacioni i aktiviteteve në kuadër të javës për zhvillim të qëndrueshëm.

Të fundit