Flash News

KRYESORE

Ambasadori i OSBE-së i shkon në zyrë kryebashkiakes në ikje të Shkodrës, Voltana Ademi

Ambasadori i OSBE-së i shkon në zyrë kryebashkiakes në ikje

Kryebashkiakja në ikje Voltana Asemi ka deklaruar se nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit, në bazë të të cilave detyrën e re do ta marrë Valdrin Pjetri. Ajo për mediat tha se nuk do ta lëshojë zyrën, ndërsa pret që të zhvillohen zgjedhjet e përcaktuara më 13 tetor me dekret të presidentit Ilir Meta.

Për të diskutuar këtë çështje mjaft serioze, ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt zhvilloi një takim me Ademin. Takimi mes të dyve zgjati rreth dy orë. Në një kohë kur bashkitë e tjera të vendit po konstituohen, Ademi ka bërë rezistencë të hapur ndaj rezultatit të zgjedhjeve të 30 qershorit. Ambasadori i OSBE i shqetësuar nga përshkallëzimi i mundshëm i tensioneve ka shkuar vetë për të takuar Ademin, e për të gjetur zgjidhjen për këtë ngërç.

Të fundit