Flash News

KRYESORE

Ambasadori i OSBE: Shtyrja e zgjedhjeve? Duhet ta vendosin aktorët politikë

Ambasadori i OSBE: Shtyrja e zgjedhjeve? Duhet ta vendosin aktorët

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt ka folur pas takimit me partitë opozitare duke theksuar se ka kërkuar prej tyre që “të mendojnë për një zgjidhje, dhe kjo zgjidhje duhet gjetur në Shqipëri.

“Ka shumë mënyrë për të gjetur një zgjidhje, por u takon atyre dhe partive të tjera politike që të bien dakord për njërën prej tyre. Ne i nxitim partitë politike të ecin përpara, të gjejnë zgjidhje dhe ne jemi ata që mund të japin ekspertizë se cilat zgjidhje mund të funksionojnë dhe si mund të funksionojnë. Por se cila do të ishte zgjidhja e mirë për një vend… ky është një vendim sovran. Ne vetëm mund të këshillojmë për funksionimin e këtyre zgjidhjeve”, u shpreh Borchardt.

I pyetur nëse është ide e mirë shtyrja e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, ambasadori Borchardt tha se kjo u takon aktorëve politikë, por ngriti pyetjen nëse kjo do të ndryshonte diçka për mirë.

“Për momentin kemi një datë zgjedhjesh, 30 qershorin. Pikë. Ndryshimi i datës është një proces i ndërlikuar. Sigurisht që shtyrja e zgjedhjeve ndodhi në 2007-n, por a është kjo një zgjidhje e mirë? Kjo është diçka që duhet ta vendosin aktorët politikë në vend. Pastaj, vetëm shtyrje? Çfarë do të ndryshonte kjo?”,- u shpreh ambasadori.

Të fundit