Flash News

KRYESORE

Ambasadori i rëndësishëm kritika për punën e Veliajt: Betonierja po penetron në kryeqytet; unë e ndjej nxehtësinë e saj

Pavarësisht premtimit që bëri në fushatën e 2015-ës, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është përgjegjës për valën e re të ndërtimit që ka përfshirë kryeqytetin shqiptar.

Kjo qasje e Veliajt ka marrë kritika edhe nga ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt, i cili edhe pse nuk përmendi në emër kryebashkiakun, tha se betonieret po penetrojnë në Tiranë dhe se ai e ndjen nxehtësinë e tyre.

“Betonierja po penetron në kryeqytet. Shumica e njerëzve në Shqipëri duan të jetojnë në Tiranë dhe për këtë duhet akomodim. Por plani i tyre nuk është respektuar ndër vite. Në 25 vitet e fundit u ngritën së paku 160 mijë objekte pa leje, duke shkelur ligjet e ndërtimit dhe duke ndikuar në qytet, dhe kjo ndjehet në qytet. Unë e ndjej nxehtësinë e betoniereve të ndërtimit”, tha ambasadori.

Këto komente, Borchardt i bëri gjatë një ekspozitë me vepra të arteve pamore, ku studentë dhe diplomatë shprehën shqetësimin e tyre mbi dëmtimet e mjedisit.

Erion Veliaj nxjerr ‘blof’ Edi Ramën. Zbardhen prapaskenat e kullës te stadiumi dhe si gënjeu publikisht kryeministri

Të fundit