Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ambasadori i ri amerikan vjen nga Rusia: Prioritet e Washingtonit në Serbi dhe rajon
Gazeta Danas sipas shkrimit të Zërit të Amerikës
Kandidati për ambasador i SHBA-ve në Serbi, Entoni Godfri tha se prioritet i tij do të jetë normalizimi i marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës dhe gjetja e një zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme.
Diplomati amerikan, i cili ka qenë zëvendës ambasador në Moskë, thotë se është i vetëdijshëm për „ndikimin malinj të Rusisë“ dhe nënvizon se është në interesin e SHBA-ve ta mbështesin Serbinë në rrugën europiane, transmeton „Zëri i Amerikës“.
Entoni Godfri ka folur para Komitetit për Punë të Jashtme në Senatin amerikan i cili duhet të vërtetojë emërimin e tij dhe pastaj për këtë do të votohet edhe në Senat me përbërje të plotë.
„Serbia është lider poitik dhe ekonomik dhe ka rol kyç në stabilitetin rajonal. Është në interesin strategjik të SHBA-ve që Serbia të zhvillohet si një komb modern, demokratik dhe europian dhe mbështesim integrimin e saj në BE. Serbia është në udhëkryq dhe liderët e saj duhet të realizojnë reforma në mënyrë që vendi të përparojë drejt BE-së“- tha Godfri në fjalën e tij para Komitetit të Senatit.
Diplomati amerikan thotë se më e rëndësishme është stabiliteti rajonal dhe se për këtë Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën në mënyrë që të përparojë në rrugën drejt antarësimit në BE.
Godfri tha se prioriteti i tij, nëse do të emërohej ambasador, do të jetë normalizimi i marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës dhe se do t’i inkurajojë të dyja palët që të kthehen në tryezën e bisedimeve.
„Punojmë për këtë në Beograd, në Prishtinë, Uashington dhe në Bruksel për të gjetur mënyrën që Serbia dhe Kosova të gjejnë një zgjidhje dhe të heqin dorë nga hapat antiproduktivë, të cilat i ndërmarrin të dyja palët. Të dyja palët duhet të ecin përpara dhe puna jonë është t’i ndihmojmë“, tha Godfri duke iu përgjigjur pyetjes së senatores demokrate Xhin Shahin për atë se çfarë do të bëjë që Serbia dhe Kosova të arrijnë një zgjidhje.
Godfri tha se, pas shërbimit diplomatik në Moskë, „është plotësisht i vetëdijshëm për sjelljen agresive të Rusisë, ndikimin malinj të saj dhe fushatën e dezinformimit që ajo po zhvillon në Europë“, dhe se SHBA-të do të investojnë përpjekje të mëdha për t’iu kundërvënë kësaj.
Antarja demokrate e Komitetit për punë të jashtme në Senat Xhin Shahini tha se dorëzimi i para disa ditëve i automjeteve të blinduara Serbisë në Nish e shqetëson në mënyrë të dyfishtë- për atë se Rusia dëshiron të ndikojë në situatën në Serbi dhe sepse me këtë akt frikësohen vendet e tjera në rajon, duke patur parasysh „rolin e Serbisë në luftërat e viteve nëntëdhjetë“.
Kandidati për ambasador të ri në Serbi tha se qëllimi i SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor është i kundërt me qëllimet e Rusisë, por është në të njëjtën linjë me synimin e Serbisë për tu integruar në Perëndim, dhe se ai do ta inkurajojë Serbinë për t'u integruar në Perëndim, gjë që përfshin edhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Diplomati amerikan tha se, nëse do të zgjidhet, do të punojë edhe për përmirësimin e marrëdhënieve të Serbisë me Bosnjë e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Kroacinë.
Entoni Godfri nënvizoi se do të vazhdojë të bëjë presion mbi qeverinë serbe që të përfundojë hetimi për vrasjen e vëllezërve Bytyçi në vitin 1999 dhe se do të bëjë gjithçka që përgjegjësit të vihen para drejtësisë, pa marrë parasysh pozitën dhe rangun e tyre.
Kandidati për ambasador i SHBA-ve në Serbi tha se demokracia dhe shteti i së drejtës janë elementi i rëndësishëm i veprimtarisë së SHBA-ve në Serbi dhe se dëshiron të promovojë dhe mbrojë vlerat demokratike.
„Dhuna ndaj gazetarëve dhe kërcënimet me dhunë për gazetarët në Serbi rritin autocensurën dhe pengojnë mundësinë e gazetarëve që të informojnëobjektivisht opinionin publik“, thotë Godfri dhe shton se, nëse do të emërohet, do të përpiqet t’i ndihmojë partnerët serbë që të forcojnë institucionet demokratike, të mbrojnë të drejtat e pakicave kombëtare, të luftojnë kundër korrupzionit dhe të rritin liritë mediatike.
Godfri në paraqitjen para Komisionit për punë të jashtme të Senatit vlerësoi se zhvillimi ekonomik i Serbisë ka potencial të madh në sajë të fuqisë punëtore të arsimuar dhe të talentuar, vendodhjes qëështë një udhëkryq europian dhe traditës së gjatë të mikpritjes. Ai mendon se forcimi i shtetit të së drejtës do t’i mundësojë akoma më shumë Serbisë për të tërhequr investime të huaja dhe për të frenuar emigracionin e të rinjve të të arsimuarve.
„Serbia ka bërë hapa të mëdha për të reformuar ekonominë e saj, duhet të zvoglojë pengesat burokratike dhe të luftojë kundër pasojave të korrupsionit në mënyrë që të bëhet tërheqëse për bërjen e biznesit“, paralajmëron Godfri.
Ai nënvizon se do të punojë për investime të rëndësishme amerikane në Serbi të cilat deri tani kanë hapur 20.000 vende pune duke filluar që nga viti 2000.
Nënvizoi se Serbia është partner me rëndësi në marrëdhëniet ushtarake dhe dhe në misionet për ruajtjen e paqes, dhe se bashkëpunimi i Serbisë me Gardën kombëtare të Ohajos është ndër më të suksesshmit në Europë.
Për marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Serbisë ai thotë se kanë një histori të gjatë dhe të ndërlikuar, që nga të qënit aleatë në dy luftërat botërore e deri në kohët e vështira të viteve nëntëdhejtë të shekullit të kaluar.
Entoni Godfri momentalisht shërben si zevendës ambasador i SHBA-ve në Moskë, dhe ka pas vetes pothuajse 40 vite shërbim në Marinëdhe në diplomacinë amerikane.
Gjatë karrierës diplomatike ka qenë zëvendës ambasador në Armeni, dhe ka shërbyer rnë ambasadat në Zagreb, Dublin dhe në Minsk.
Është diplomuar në Universitetin e Kalifornisë dhe flet rusisht, turqisht dhe siç thotë edhe „gjuhën serbo-kroate“.
Është i martuar dhe ka tre fëmijë.
*Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38