Flash News

KRYESORE

Ambasadori i ri i Italisë në Shqipëri paraqet letrat kredenciale te Presidenti Meta: Italia, partner i pazëvendësueshëm strategjik

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot ambasadorin e ri të Italisë në Shqipëri, Fabizio Bucci, i cili i ka paraqitur letrat kredenciale.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se e uroi ambasadorin e ri për detyrën dhe thekson se Italia mbetet partner i pazëvendësueshëm strategjik, si dhe partner kryesor tregtar i Shqipërisë.

Kënaqësi të takoja sot Ambasadorin e ri të Italisë në Shqipëri, z.Fabrizio Bucci, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Duke e uruar për përmbushjen me sukses të detyrës së Tij shumë të rëndësishme në Tiranë, vlerësova se Italia mbetet partner i pazëvendësueshëm strategjik, si dhe partner kryesor tregtar i Shqipërisë.

Mirëpresim një prani më të madhe në sektorë strategjikë të investitorëve italianë në Shqipëri. 🇦🇱🤝🇮🇹”, shkruan Meta.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Fabrizio Bucci do të zërë vendin e Alberto Cutillo-s, i cili ishte ambasadori i fundit italian në Shqipëri prej nëntorit të 2015.

Ambasadori i ri më parë ka pasur detyrën e nëndrejtorit në Drejtorinë e Përgjithshme për Integrimin Evropian në Ministrinë e Jashtme italiane. Senati italian miratoi më 17 dhjetor kandidaturën e tij.

Fabrizio Bucci është ambasadori i ri Italisë në Shqipëri

Të fundit