Flash News

KRYESORE

Ambasadori i Rusisë llogari Ramës: Çfarë më premtove tre vite më parë. Takimi me Putin, i domosdoshëm

Ambasadori i Rusisë llogari Ramës: Çfarë më premtove

Për diplomatin e lartë të Rusisë në Tiranë, Aleksandër Karpushin, organizimi i një takimi mes kryeministri Rama dhe presidentit Putin është i domosdoshëm.

Në studion e emisionit ‘I ftuari’ në A2 CNN, ai sqaroi se një takim i tillë “është i mundur dhe i domosdoshëm. Por, organizimi i tij kërkon një agjendë të përshtatshme”.

Një arsye e mirë për t’u takuar, sipas Karpushin, mund të jetë Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit mes dy vendeve, i përgatitur që në vitin 1995.

“Varianti i dytë u siglua në vitin 2004 në Tiranë nga ministrat e jashtëm të dy vendeve. Megjithatë, Traktati nuk u nënshkrua kurrë. Drejtuesit e Shqipërisë e kuptojnë domosdoshmërinë e një dokumenti të tillë dypalësh. Tre vite më parë, gjatë takimit tim me Kryeministrin Rama, ai ra dakord të krijonte një grup pune për të finalizuar draftin, por kjo nuk u bë kurrë. Pala shqiptare, siç duket, nuk ka vullnet të mjaftueshëm politik. Pra, duke iu kthyer pyetjes tuaj, duhet të them që, me gjendjen aktuale të marrëdhënieve tona dypalëshe, një takim i tillë me Presidentin e Rusisë vështirë se do të jetë i mundur”, shtoi Karpushin.

Të fundit