Flash News

KRYESORE

Ambasadori i SHBA në Serbi: Qëndrimi për Kosovën i njëjtë, duam marrëveshje me njohje të ndërsjellë

Ambasadori i SHBA në Serbi: Qëndrimi për Kosovën i

Anthony Godfrey, ambasadori i sapoemëruar i SHBA-së në Serbi, Anthony Godfry është shprehur se qëndrimi i Amerikës për Kosovën nuk ka ndryshuar dhe se me shpreson për një dialog të hapur me Serbinë.

Gjatë një interviste për gazetën serbe “Politika”, telegrafi.com shkruan se ambasadori tha se SHBA kërkoj një marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës që të bazohet në njohjen e ndërsjellë.

“Nuk dua t’u jap leksione liderëve serbë. Por, shpresoj për një dialog të hapur, dhe kur të jetë nevoja t’u them gjëra të pakëndshme, do t’i them direkt, në biseda private, sa më shumë që të jetë e mundur, sepse në atë mënyrë puna diplomatike është më efektive”, tha Godfrey.

Duke iu referuar pikëpamjeve të  dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, si dhe emisarit për dialog mes Kosovës dhe Serbisë të Richard Grenell, ai tha se ata të dy kërkojnë rifillimin e dialogut dhe inkurajojnë Prishtinën dhe Beogradin të arrijnë një zgjidhje, nga e cila të dy palët do të përfitojnë.

“Diçka për të cilën do të negociohet dhe që do të marrë shumë kohë, sepse është e rëndësishme për stabilitetin rajonal”, tha Godfrey.

I pyetur nëse për Uashingtonin ideja e ndryshimit të kufijve ishte fare në tryezë  dhe nëse ai nënkupton në njohjen e pavarësisë të Kosovës, diplomati amerikan tha se është e rëndësishme të arrihet te bisedimet thelbësore.

Të fundit