Flash News

KRYESORE

Ambasadori i SHBA-së në OSBE: Krenar që Shqipëria do të kryesojë këtë organizatë

Ambasadori i SHBA-së në OSBE: Krenar që Shqipëria do të

Ambasadori i SHBA-së në OSBE James S.Gilmore deklaroi se vendi i tij është krenar për Shqipërinë që do të kryesojë Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE).

Ai vlerëson faktin që pavarësisht tërmetit që shkaktoi dëme të mëdha, vendi ynë arrin që të marrë rol lideri në këtë organizatë mjaft të rëndësishme.

“Mendoj se përfaqëson respektin që të 57 vendet kanë për Shqipërinë. Ministri i jashtëm sot ishte shume elokuent ndërsa shpjegonte progresin që po bën vendi juaj, evolucionin drejt demokracisë.

Të bën vërtet përshtypje fakti se si pas asaj tragjedie të tërmetit ju ia arritët të vini këtu e të ofroni lidership vendeve të tjera. SHBA-të janë krenarë që Shqipëria do të jetë kreu i ri i OSBE” tha ambasadori Gilmore për Top Channel.

I pyetur se si e shikon ai faktin që Irani kërcënoi edhe Shqipërinë,. u përgjigj:

“Nuk isha në dijeni, por qëndron deklarata që kam bërë është e qartë: SHBA do të vetëmbrohet. Jemi gati për paqe, do të bëjmë çdo gjë për paqen, por nuk do të lejojmë që të sulmohen qytetaret amerikanë”.

Të fundit