Flash News

KRYESORE

Ambasadori i Turqisë flet për procesin e afrimit Shqipëri-Serbi: Jeni vende kyçe në Ballkan

Ambasadori i Turqisë flet për procesin e afrimit Shqipëri-Serbi:

Shqipëria ka një rëndësi kyçe për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, ka deklaruar ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yoruk

Në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Yoruk ka folur për procesin e afrimit që ka nisur Shqipëria me Serbinë, proces që Ankaraja e mbështet. Sipas Yoruk, Shqipëria dhe Serbia janë dy vende kyçe në rajon, ndërsa sa i përket të ashtuquajturit proces afrimi midis dy vendeve, nuk ka dhënë më shumë detaje.

Ambasadori ka theksuar gjithashtu se Turqia mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë me institucionet euro-atlantike.

“Ne mendojmë se një Shqipëri anëtare e Bashkimit Europian, më e fuqishme në aspektin ekonomik dhe politik, do të jetë në të mirë të Turqisë, Ballkanit dhe të Europës”, tha ai.

Në thelb, theksoi ambasadori Yoruk, “Turqia mendon se integrimi i të gjithë vendeve të rajonit në institucionet europiane dhe euro-atlantike është një domosdoshmëri për sigurimin e një paqeje të qëndrueshme dhe të stabilitetit në rajon. Turqia do të vazhdojë të mbështesë vendet e rajonit në këtë drejtim”.

Në këtë kuadër, shtoi ai, “ne dëshirojmë që Bashkimi Europian, krahas me Shqipërinë, të fillojnë sa më parë negociatat për anëtarësim të plotë me Kosovën, Maqedoninë, Bosnje-Hercegovinën, Serbinë dhe Malin e Zi, si dhe të përfundojnë ato negociata që kanë nisur më parë”.

Të fundit