Flash News

KRYESORE

Ambasadori italian: Nuk mund të jenë vetëm varre greke; jemi në kontakt me Athinën

Ambasadori italian: Nuk mund të jenë vetëm varre greke; jemi

Ambasadori italian në Tiranë, Aberto Cutillo, në një prononcim për Politiko.al ka thënë se ministria e Jashtme italiane, por edhe Ambasada në Tiranë, po e ndjek me vëmenjde zhvillimin e ngjarjeve në Jug të Shqipërisë ku po bëhen gërmime me qëllim identifikimin e varreve të ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke. "Jemi në konktate me Athinë zyrtare", tha Cutillo duke mos dashur të komentojë mbi mbiemrin Greco të gjetur në atë që u quajt 'varri i parë i një ushtari grek' të zbuluar në Dragot të Tepelenës.

I pyetur nga Politiko mbi faktin se ajo ka qenë një fushëbetejë e dy ushtrive, Cutillo ka pranuar se, në një rast të tillë, është logjike që varret dhe eshtrat të jenë të të dy palëve, dhe jo vetëm greke.

Politiko.al ka kontaktuar edhe me familjet e një prej ushtarëve italianë që rezultojnë të humbur në databazën e autoriteteve italiane.

Të fundit