Flash News

KRYESORE

Ambasadori italian: Protesta shprehje e demokracisë, të jetë paqësore

Ambasadori italian: Protesta shprehje e demokracisë, të jetë

Ambasadori i Italisë në Tiranë, Alberto Cutillo ka deklaruar se liria e shprehjes nuk mund të justifikojë deklaratat që nxisin dhunën. Cutillo bën thirrje që protesta e nesërme të jetë paqësore.

“Protestat janë një mjet ligjor i shprehjes së shoqërisë demokratike, por liria e shprehjes nuk mund të justifikojë deklaratat që nxisin dhunën dhe akoma më pak akte të dhunshme.

Shpresoj që protestat e nesërme të jenë paqësore dhe të ruhet respekti për institucionet e shtetit. Çdo shprehje e dhunshme e pakënaqësisë do të dënohet me vendosmëri nga pala italiane”, shprehet Cutillo.

Të fundit