Flash News

KRYESORE

Ambasadori italian ‘spraps’ idenë Vuçiç-Rama: Nuk do ketë treg të përbashkët Ballkanik

Ambasadori italian ‘spraps’ idenë Vuçiç-Rama: Nuk

Ambasadori i Italisë në Tiranë, Alberto Cutillo ka deklaruar se në Samitin e Triestes më 12 korrik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, nuk do të firmoset asnjë marrëveshje që krijon tregun e përbashkët ekonomik. Cutillo, në një intervistë për “Monitor”, flet për masa që do të lehtësojnë raportet, mbi të gjitha të natyrës tregtare, mes këtyre vendeve.

“Termi treg i përbashkët nuk është i saktë teknikisht, por koncepti pas tij është mjaft i qartë: Si të lehtësojmë raportet, mbi të gjitha të natyrës tregtare, mes vendeve. Ne besojmë se po punohet mirë në këtë drejtim dhe se në Trieste mund të miratohet një plan veprimi që në vitet e ardhshme do të mundësojë që të reduktohen një sërë barrierash që sot e bëjnë këtë treg kaq të fragmentuar dhe të lehtësohen modalitetet dhe të reduktohen kostot e të bërit biznes mes vendeve të Ballkanit. Fakti që Komisioni Europian do të jetë subjekti që mbikëqyr këto masa, është një garanci që ato do të jenë të vlefshme edhe për hyrjen e këtyre vendeve në Bashkimin Europian, sepse do të ishin të orientuara drejt normativave të BE-së”, ka deklaruar Cutillo.

Ky qëndrim i ambasadori italian është i ndryshëm nga ai i qeverisë shqiptare e cila ka mbështetur krijimin e Zonës së Përbashkët Ekonomike. Ky është një propozim i presidentit serb Aleksandar Vuçiç, që ka marrë dakortësinë e Tiranës, por jo atë të Prishtinës dhe Podgoricës.

Çmime shtesë për produktet kosovare, Rama presion Prishtinës për të firmosur më 12 korrik propozimin e Vuçiç?

Të fundit