Flash News

KRYESORE

Ambasadori italian takim me kreun e SPAK: Mbështesim Shqipërinë në luftën kundër krimit të organizuar dhe forcimin e shtetit të së drejtës

Ambasadori italian takim me kreun e SPAK: Mbështesim Shqipërinë

Ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci ka zhviluar gjatë ditës së sotme një takim me Drejtuesin e SPAK, Arben Kraja.

Në takimin,- i cili u mbajt në vijim të mbështetjes intensive që ndër vite Italia i ka ofruar e vazhdon t’i ofrojë Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt BE-së dhe konsolidimin e institucioneve të reja të drejtësisë,- ambasadori italian përsëriti mbështetjen e plotë të Italisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Bucci ka ofruar mbështetjen e Italisë punën e Prokurorit dhe të të gjithë kolegëve të tij në luftën kundër krimit të organizuar dhe përforcimit të shtetit të së drejtës. Kjo tregon se, realizimi i Reformës në Drejtësi është thelbësor jo vetëm për shtetasit shqiptarë dhe për rikthimin e besimit të tyre në institucionet e drejtësisë, por edhe për vendet që mbështesin në mënyrë të pakushtëzuar Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit evropian, sikurse Italia.

Prokurori pranoi bashkëpunimin e shkëlqyer midis Italisë dhe Shqipërisë në sektorin gjyqësor, tregues konkret i të cilit janë si veprimtaritë e përbashkëta hetimore në vijim e sipër, ashtu edhe Marrëveshja e Bashkëpunimit me Drejtorinë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm, e nënshkruar menjëherë pas ardhjes së tij në detyrë dhe ka përsëritur impenjimin maksimal të zyrës së tij për të arritur, pavarësisht vështirësive të lidhura me fazën fillestare të punës, rezultate konkrete e të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Të fundit