Flash News

KRYESORE

Ambasadori Lu 120 minuta në selinë e PD, takim 'kokë më kokë' me Bashën

Ambasadori Lu 120 minuta në selinë e PD, takim 'kokë më

Ambasadori i Shtetve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu ka zhvilluar për 120 minuta një takim 'kokë më kokë' me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Takimi mes tyre u zhvillua në selinë blu, ndërkohë mësohet se në këtë takim u diskutua për negociatat mbi krizën politike në vend.

Vetëm një ditë më parë takoi Ramën, ndërkohë që Basha ra dakort me aleatët për ofertën amerikane të bazuar te Paketa McAllister, përfshirë edhe votimin e vetingut, por kryeministri Rama refuzoi atë që u njoh si ‘Paketa McAllister Plus’ të risjellë në Tiranë nga zv/ndihmës Sekretari i Shtetit Amerikan, Hoyt Brina Yee.

Të fundit