Flash News

KRYESORE

Ambasadori Lu 'arratiset' larg Tiranës, në gjurmët e traditës shqiptare

Ambasadori Amerikan Donald Lu është shkëputur për ca orë nga puna intensive për të mësuar më shumë rreth traditës së Shqipërisë.

Me shumë sportivitet, Lu dhe personeli i Ambasadës kanë mësuar traditën e endjes në vegjë në një fshat të Lezhës.

“Ambasadori Donald Lu dhe personeli i Ambasadës mësojnë traditën e endjes në vegjë me Taze Lazrin, në një fshat pranë Lezhës. Taze dhe bashkëshorti i saj, Nikolla, ndihmojnë një sipërmarrje lokale duke thurur peceta dhe pëlhura të tjera, si dhe shporta të cilat përdoren për gjëra të ndryshme”, shkruhet në faqen e Ambasadës Amerikane.

 

Të fundit