Flash News

KRYESORE

Ambasadori Lu mesazh politikanëve nga spektakli i humorit: Nuk largohem pa vënë drejtësi!

Mesazhi i parë i përcjellë prej tij si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ishte shqip, e po aq “shqip e troç” ka folur përgjatë gjithë detyrës së ushtruar në Shqipëri.

Mes batutave edhe të aktorëve të “Portokallisë”, Donald Lu e tha sërish troç. Ai iu drejtua aktorëve, që ishin në rolin e liderëve politik në vend, duke u thënë: “Gjithmonë shisni gjërat e gabuara për njerëzit”.

Ndërkohë, publiku thërriste: “Peshkun e Madh”.

Për më tepër lexoni batutat e mëposhtme që ka shkëmbyer Lu me politikanët, që në këtë rast ishin aktorët e spektaklit "Portokalli":

Rama: Po c’ ne erdhe se sikur të mbaroi licensa?

Lu: Nuk iki pa vënë drejtësi në tregun e madh të shoqërisë shqiptare.

Berisha: Bashkohuni këtu që të mos e lëmë këtë, të na përcajë.

Basha: Do vish këtej apo do shkosh andej.

Kryemadhi: Hajde këtej.

Rama: Hajde kursi i këmbimit, i japim një mandat deputeti.

Basha: Hajde gjyqtar me timon anglez.

Lu: Hajde burg, hajde burg!

Basha: Mos ma prish klientelën se ta djeg tezgën në mënyrë paqësore!

Kryemadhi: Mos ma preg tezgën se do fillojë dhuna me qetësi e dashuri.

Rama: Po nuk di ca të bëj o xhaxhi!

Lu: Këshilla që kam për ty është njësoj, gjithmonë shisni gjërat e gabuara për njerëzit.

Rama: Pse ca duan njerëzit.

Publiku: Drejtësi.

Lu i drejtohet Rames: Na doli mjekra duke pritur o burrë.

Të fundit