Flash News

KRYESORE

Ambasadori OSBE-së: Shqipëria të çkriminalizojë plotësisht shpifjen; rregullimi i portaleve të mos cënojë lirinë e medias

Ambasadori OSBE-së: Shqipëria të çkriminalizojë

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt, thotë se Shqipëria duhet të çkriminalizojë plotësisht shpifjen.

Në fjalën e mbajtur në hapje të Forumit të Katërt Vjetor për Zhvillimin e Medias, Borchardt, tha se rregullimi i portaleve online duhet të kryhet duke respektuar plotësisht standardet ndërkombëtare, duke treguar kujdes dhe vëmendje për të mos cenuar lirinë e medias.

“Shqipëria duhet të çkriminalizojë plotësisht shpifjen. Rregullimi i portaleve online duhet të kryhet duke respektuar plotësisht standardet ndërkombëtare, duke treguar kujdes dhe vëmendje për të mos cenuar lirinë e medias, përmes konsultimesh të gjera dhe transparente, si dhe duke respektuar parimin e përpjesëtueshmërisë.

Prezenca e OSBE-së është e gatshme të ofrojë mbështetje përgjatë kësaj nisme dhe e mirëpresim angazhimin që kryeministri Rama shprehu dje në këtë drejtim, në takimin me Përfaqësuesin e OSBE-së për Lirinë e Medias. Nga ana tjetër, me sjellje etike dhe profesionalizëm, mediat dhe vetë gazetarët duhet të bëjnë pjesën e tyre për të arritur respektimin e lirisë së medias. Nëse nuk veproni ndaj gazetarisë së kopjimit (copy/paste), nëse nuk ndërmerrni veprim sindikal ndaj informalitetit në punësim, nëse pranoni kontroll redaksional nga pronarët, atëherë edhe ju jeni përgjegjës për situatat me të cilat përballeni”, u shpreh ambasadori Borchardt.

Të fundit