Flash News

KRYESORE

Ambasadori Qirko: 70 mijë turistë anglezë “të guximshëm” vizitojnë Shqipërinë

Ambasadori Qirko: 70 mijë turistë anglezë “të

Me ftesë të Komitetit për Marrëdhëniet  ndërkombëtare në dhomën e Lordëve të Parlamentit britanik, Ambasadori i Shqipërisë atje, z. Qirjako Qirko ka qenë prezentë në një seancë dëgjimore ku edhe foli për Shqipërinë dhe politikat e saj, për Kosoven dhe Serbinë dhe marrëdhëniet me këto shtete, për reformat dhe masat e marra për zhvillimin e turizmi.

në faqen e turizmit në Shqipëri të FCO (Ministria e Jashtme Britanike) në muajin shtator është hartuar një shkrim mjaft dekurajues ku thuhet se në Shqipëri ndodhin vrasje të turistëve, përgatituni dhe për ndonjë vjedhje, ndërsa natyra dhe njerëzit janë shumë bujarë dhe mikpritës.

 Këtë tekst Ambasadori ua lexoi Lordëve duke u shprehur se ndihej në siklet. Pas këtij çasti kryetari që drejtonte takimin shprehu shenja pendese.

Qikro gjithashtu shtoi se vetëm 7 muajt e fundit Shqipërinë e kanë vizituar 70 mijë turistë anglezë të cilët i konsideroi të “të guximshëm”. Ky moment shkaktoi shumë të qeshura në Dhomën e Lordëve.

Ambasadori i i Shqipërisë në Britani tregoi dhe për reformën në drejtësi duke e konsideruar si një nga më të rëndësishmet për luftën kundër korrupsionit. Ai gjithashtu pasqyroi dhe kontributin e Shqipërisë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Po ashtu ai informoi pjesëmarrësit për rolin e vendit tonë në ndaj dialogut Kosovë- Serbi si dhe nevojën e qasjes reale të Serbisë në këtë proces.

Të fundit