Flash News

KRYESORE

‘Ambasadori’/ Reagon sërish Irani: Shqipëria nuk ka ambasadë sepse është e vogël dhe e varfër; protestën tonë e kemi dorëzuar

‘Ambasadori’/ Reagon sërish Irani: Shqipëria nuk ka

Republika Islamike e Iranit ka reaguar sërish për vendimin e Shqipërisë për të dëbuar ambasadorin që shërbente në Tiranë. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Bahram Qasemi, ka deklaruar se sjellja e Tiranës “është e papranueshme dhe e dënueshme.”

I pyetur nga gazetarët vendas se çfarë masash diplomatike do të marrë Irani ndaj Shqipërisë, Qasemi është përgjigjur: “Ne e kemi dorëzuar protestën tonë në Shqipëri të enjten, por ky shtet nuk ka ambasadë apo zyrë diplomatike në Iran, prandaj ne nuk mund të thërrasim ambasadorin apo përfaqësuesin e tyre për të protestuar apo për ta dëbuar.”

Qasemi tha se pavarësisht kësaj, Teherani e ka dorëzuar protestën “nëpërmjet kanaleve të tjera.”

Më tej, zëdhënësi iranian shtoi: “Që prej 1990, pas zhvillimeve të brendshme në Shqipëri, Republika Islamike e Iranit hapi ambasadën në këtë shtet, por duke qenë se Shqipëria ishte një shtet shumë i vogël dhe vuante në atë kohë, por edhe tani, nga situata e keqe ekonomike, nuk mund të hapte ambasadë brenda Iranit.”

Teherani akuzoi sërish SHBA-të dhe Izraelin për dëbimin e ambasadorit nga Tirana, duke theksuar se “ky veprim është vazhdimësi e skenarëve të mëparshme për të sabotuar marrëdhëniet e Europës me Iranin.”

Bushati nuk e përmendi, zëdhënësi i DASH konfirmon: Pompeo e përgëzoi për dëbimin e iranianëve

Dëbimi nga Shqipëria/ Ambasadori i Iranit e nisi detyrën me përplasje me ish-presidentin Nishani; akuza edhe për diplomatin Roodaki

Të fundit