Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Ambasadori rus flet hapur: Synojmë forcimin e ndikimit në Ballkan. Shqipëria të ndjekë një politikë shumëdimensionale
Ambasadori i Rusisë në Tiranë, Aleksandër Karpushin ka folur për qëllimet e shtetit të tij ndaj rajonit të Ballkanit dhe Shqipërisë. Në tryezën e organizuar nga ‘Instituti i Studimeve Ndërkombëtare’, me temë “Politika e jashtme e Rusisë: Shqipëria dhe çështje strategjike”, Karpushin foli për marrëdhënie historike dhe vëllazërore midis Rusisë dhe Shqipërisë, ndonëse pengesat janë të mëdha.
Diplomati rus theksoi se Moska dëshiron të nxisë përfundimin e tejzgjatur të ndërprerjeve të marrëdhënieve midis të dy vendeve.
“Lidhjet tona dypalëshe janë dëmtuar seriozisht nga shkëputja gati 30-vjeçare në marrëdhëniet diplomatike. Ndërsa në 28 vite të fundit marrëdhëniet tona, nëse i shikojmë në tërësi, kanë qenë mjaft normale dhe miqësore. Nuk kemi asnjë problem të pazgjidhur bilateral, të mos flasim për konflikte. Megjithatë, dialogu ynë është karakterizuar nga politizimi i tepërt i lidhjeve bilaterale dhe shpërfillja e potencialit tonë të përbashkët. Si rrjedhojë, bashkëpunimi ekonomiko-tregtar midis dy vendeve mbetet në një nivel shumë të ulët. Po edhe në fushën politike nuk është gjithçka në rregull. Ka ngecur nënshkrimi i dokumenteve të dakordësuara dypalëshe. Nuk janë shfrytëzuar plotësisht kanalet e komunikimit ndërparlamentar dhe konsultimeve ndërinstitucionale. Po ashtu, vazhdojnë edhe disa mosmarrëveshje në adresimin e çështjeve të caktuara ndërkombëtare, si, për shembull, çështja e sanksioneve antiruse. Dhe e gjitha kjo natyrisht që nuk është në funksion të dialogut dypalësh. Do të doja të theksoja që Rusia është e gatshme ta nxisë përfundimin e kësaj ndërprerjeje të tejzgjatur të kontakteve tona. Shpresoj shumë që këtë vit do t’ia dalim më në fund të organizojmë sesionin e radhës të Komisionit Ndërqeveritar për Tregtinë, Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tekniko-Shkencor, i cili nuk është mbledhur prej tetë vitesh. Me palën shqiptare kemi arritur një dakordësi paraprake për të mbajtur në kuadër të këtij Komisioni edhe një forum të përbashkët biznesi”, është shprehur Karpushin.
Më pas, ambasadori Karpushin u fokusua te roli i Rusisë në Ballkan dhe strategjinë e saj ndaj rajonit. Ai pranoi se Moska kërkon të rrisë influencën e saj në rajon, por jo duke patur parasysh konotacionin negativ që i vishet nga Perëndimi. Sipas tij, Moska nuk është shprehur asnjë kundër anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në Bashkimin Europian.
Ai kërkoi që ky rajon të mos përdoret më për lojëra gjeopolitike, ndërsa nga Shqipëria kërkoi një politikë shumëdimensionale.
“Të nderuar kolegë, këtu në Shqipëri më pyesin shpeshherë: a e do me të vërtetë Rusia forcimin e ndikimit të saj në Ballkan? Dhe a është ajo kundër integrimit të rajonit në BE? Unë do t’ju përgjigjem me fjalët e ministrit Lavrov, i cili u shpreh se Ballkani është “një rajon, të cilin Perëndimi për arsye të panjohura e konsideron si një fushë veprimesh provokuese të Rusisë… Dhe këtu Perëndimi prapë po i trajton këto çështje me një logjikë të papërshtatshme, të cilën e përdor dhe në trajtimin e hapësirës postsovjetike: “ose me ne, ose kundër nesh””. Dhe kjo është e vërtetë! Çdo përpjekje e Rusisë për të ndërtuar marrëdhënie normale me vendet ballkanike bëhet menjëherë objekt i një shqetësimi të politikanëve perëndimorë, të cilët dalin pastaj me deklarata të tipit: “Rusia kërkon rritjen e influencës së saj në Ballkan”. Ne jemi shumë të vetëdijshëm për një rëndësi të veçantë gjeopolitike si të Shqipërisë, ashtu edhe të gjithë Ballkanit Perëndimor. Dhe natyrisht që ne synojmë forcimin e ndikimit tonë në këtë pjesë të Evropës. Por këtu duhet të specifikojmë se çfarë pikërisht nënkuptojmë me fjalën “ndikim”. Partnerët tanë perëndimorë s’e di pse shohin te kjo fjalë njëfarë konotacioni negativ dhe pastaj e frikësojnë veten dhe njëri-tjetrin me “planet agresive” të Rusisë në Ballkan, me “orekset ekspansioniste” të Moskës, me “propagandën armiqësore të Kremlinit” dhe kështu me radhë. Por të gjitha këto akuza nuk kanë lidhje me Rusinë, veçanërisht me Rusinë postsovjetike ose me Rusinë e re, e cila i ka ndryshuar rrënjësisht edhe prioritetet e saj të brendshme, edhe linjat e politikës së saj të jashtme. Rusia kurrë nuk ka dalë kundër perspektivës evropiane qoftë të Shqipërisë, qoftë të vendeve të tjera të rajonit. I vetmi interes i Rusisë është që Ballkani Perëndimor të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme dhe të kapërcejë të gjitha kontradiktat e brendshme që ende ekzistojnë në rajon. Siç theksoi Ministri Lavrov, ka ardhur koha që Ballkani të mos përdoret më në lojërat gjeopolitike. Dhe pa dyshim ne do të ishim të lumtur nëse Shqipëria do të ndiqte pikërisht një politikë të tillë, pra një politikë shumëdimensionale”, ka deklaruar ndër të tjera ambasadori i Rusisë.
Të fundit
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58