Flash News

KRYESORE

Ambasadori rus në Tiranë: Duam të rrisim influencën tonë, por jo duke dëmtuar interesat e Shqipërisë

Ambasadori rus në Tiranë: Duam të rrisim influencën

Ambasadori i Rusisë në Tiranë, Alexander Karpushin e ka konsideruar normal synimin e vendit të tij për të rritur influencën në Ballkan dhe Shqipëri. Në një intervistë për ‘Albanian Daily News’, Karpushin ka deklaruar se çdo shtet i botës ka për qëllim të rrisë influencën në shtetet e tjera.

Ai ka theksuar se Rusia kërkon rritjen e prezencës në Shqipëri, por jo për të dëmtuar interesat e vendit tonë.

“Ne nuk kemi për synim të ndërtojmë baza ushtarake në Shqipëri, ndryshe nga sa kanë bërë shtetet e Perëndimit në rajon. Ne nuk kërkojmë të rrisim influencën tonë në Shqipëri dhe rajon duke dëmtuar interesat tuaja”, është shprehur Karpushin.

Ambasadori Karpushin tha se Moska nuk është shprehur asnjëherë kundër anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në Bashkimin Europian, por ka shprehur kundërshtim për anëtarësimin e tyre në NATO, një aleancë që sipas tij kërcënon Rusinë.

Të fundit