Flash News

KRYESORE

Ambasadori rus në Tiranë: Serbia bashkëpunon me ne dhe po avancon më shpejt se Shqipëria në BE

Ambasadori rus në Tiranë: Serbia bashkëpunon me ne dhe po avancon

Ambasadori rus në Tiranë, Aleksandër Karpushin ka folur edhe për vendimin e Shqipërisë për t’ju bashkuar sanksioneve të Bashkimit Europian kundër Moskës, për shkak të aneksimit të Krimesë.

Karpushin ka theksuar për ‘Abc News’ se ky vendim i Tiranës tregon gatishmërinë për të sakrifikuar interesat e qytetarëve të saj në këmbim të një përfitimi të pasigurtë, duke iu referuar anëtarësimit të shpejt në BE.

Karpushin solli shembullin e Serbisë kur deklaroi se ky vend bashkëpunon ngushtë me Rusinë dhe ka avancuar në negociatat me Brukselin, ndërkohë e kundërta po ndodh me Shqipërinë.

“Tu bashkohesh këtyre sanksioneve është çështje vullnetare dhe aspak e detyrueshme për ecurinë drejt anëtarësimit në BE. Ju keni konstatuar me të drejtë se jo të gjitha vendet e rajonit kanë zgjedhur këtë rrugë, ndër to ka edhe vende kandidate për në BE, të cilat janë të suksesshme në negociatat me Brukselin. Shembulli i Shqipërisë dhe Malit të Zi flet vetëm për një gjë, për gatishmërinë e tyre të sakrifikojnë interesat e qytetarëve në këmbim të një përfitimi të pasigurt. Siç e shohim, askush nuk ka ndërmend t’u garantojë atyre një integrim të përshpejtuar në Bashkimin Evropian. Fqinjët e Shqipërisë, si Maqedonia dhe Serbia, krahas tyre edhe Turqia, demonstrojnë qartë se bashkëpunimi i qëndrueshëm dhe dinamik me Rusinë është i mundur dhe nuk bie aspak në kundërshtim me aspiratat evropiane”, është shprehur ambasadori i Rusisë.

Dy ditë më parë, kreu i Komisionit Europian, Juncker, deklaroi se Serbia dhe Mali i Zi do të bëhen vendet e para të Ballkanit Perëndimor, anëtarë të BE-së në vitin 2025, ndërkohë për Shqipërinë dhe Kosovën nuk ka ende një datë.  

Të fundit