Flash News

KRYESORE

Ambasadori Soreca mesazh për integrimin: Reformat, rruga e vetme drejt demokracisë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca ka ndarë një mesazh për politikanët shqiptarë në rrjetin social ‘twitter’.

Soreca nënvizon se mbështetja e BE për Shqipërinë mbetet e palëkundur.

Po ashtu kryediplomati iu bën thirrje autoriteteve shqiptare të vijojnë të përqendrohen në procesin e reformave, si e vetmja rrugë drejt demokracisë.

“Angazhimi i BE për integrimin e Shqipërisë mbetet i palëkundur. BE do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm rrugën evropiane të Shqipërisë, për të sjellë popullin shqiptar në familjen, që i përket. Autoritetet shqiptare duhet të vazhdojnë të përqendrohen në procesin e reformave, e vetmja rrugë që do ta çojë Shqipërinë drejt destinacionit të saj. Jo për BE, por për Shqipërinë dhe për të gjithë qytetarët e saj, për përparimin e vendit drejt standardeve më të larta sa i përket demokracisë dhe ligjit”, shkruan Soreca.

Të fundit