Flash News

KRYESORE

Ambasadori Soreca thirrje partive politike: Lini mënjanë ndasitë; duhet të bashkohemi

Ambasadori Soreca thirrje partive politike: Lini mënjanë ndasitë;

Ambasadori Luigi Soreca, u ka bërë thirrje partive politike që të lënë mënjëanë ndasitë politike dhe të bashkohen për integrimin evropian.

“Ritheksojmë thirrjet për të gjitha partitë për t'u angazhuar në dialog”, u shpreh Soreca në një konferencë për median, bashke me kryeministrin EdiRama.

Shqipëria duhet të vijojë që të luftojë krimin dhe nevoja për një konsensus kombëtar për integrimin duke tejkaluar polarizimin për të treguar vullnet politik. Kjo përpjekje do të thotë që të gjitha partitë duhet të jenë të bashkuara për integrimin europian dhe duhet të lënë mënjanë ndasitë. Ritheksojmë thirrjet për të gjitha partitë për t'u angazhuar në dialog. Shqipëria ka arritur një gur të rëndësishëm kilometrik. Shqipëria ka ndërmarrë reforma të paprecedenta. Ka ende shumë reforma për t'u bërë, por Shqipëria është gati për hapat e tjera. Tre javët në vijim do të jenë kyce për vendimin në cdo shtet. Ne inkurajojmë qeverinë dhe opozitën të kontribuojnë drejt këtij objekti që të shpjegoni se ç’ka arritur Shqipëria dhe të vazhdoni të ngrihet besimi te Shqipëria dhe te e ardhmja e jonë e përbashkët’, u shpreh ambasadori Soreca.

Të fundit