Flash News

KRYESORE

Ambasadori turk në Shqipëri: Terrorizmi të mos injektohet në kombe

Ambasadori turk në Shqipëri: Terrorizmi të mos injektohet në

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yorok mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së kurorave tek memoriali i Hasan Roza Pashës, në Shkodër, duke përkujtuar edhe dëshmorët e rënë në luftën e Çanakalasë. Ndër të tjera, Yorok dënoi aktet terroriste.

“Terrorizmi e keqe që na ka hipur në kokën e gjithsecilit, të  punojmë që terrorizmi të mos injektohet në kombe. Nuk ka dallim midis terrorizmit të mirë dhe të keq, është diçka e qortuar. Eshtë shumë e dëmshme ajo që ndodhi në Zelandën e Re dhe është e pamundur të justifikohet me mënyra të ndryshme.

Në Turqi do të mblidhen ministrat e jashtëm të Europës për të diskutuar mbi islamofobinë dhe çështje të tjera dhe ne i kemi bërë ftesë edhe ministrit të jashtëm të Shqiperisë dhe shpresojmë të marrë pjesë”, tha Murat Ahmet Yorok .

Të fundit