Flash News

KRYESORE

Ambasadori turk: Shqipëria vend kyç në Ballkan, shpresojmë të bëhet pjesë e BE

Ambasadori turk: Shqipëria vend kyç në Ballkan, shpresojmë

Ambasadori turk në Shqipëri, Murat Ahmet Yoruk tha nga Korça se marrëdhëniet mes dy vendeve janë ndërtuar mbi besimin dhe bashkëpunimin. Ai e konsideroi Shqipërinë një vend kyç në rajonin e Ballkanit dhe theksoi se Ankaraja shpreson që Tirana të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.

“Turqia ka qenë gjithmonë afër Shqipërisë dhe normalisht do jetë edhe më tej. Shqipëria është vend kyç për Ballkanin në aspektin e sigurisë dhe luan një rol të rëndësishëm, duke ditur që është pjesë e NATO-s. Në të njëjtën kohë vijojnë punimet dhe negociatat  për integrimin drejt BE-së . Normalisht Shqipëria ka ecur në rrugën e saj dhe ne shpresojmë që të bëhet pjesë e Bashkimit Europian”, tha Yoruk.

Të fundit