Flash News

KRYESORE

Ambasadorja amerikane ja uli flamurin në ‘gjysmështizë’, reagon Meta

Ambasadorja amerikane ja uli flamurin në

Presidenti Ilir Meta i ftuar në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, ka komentuar fillimisht deklaratën e ambasadores amerikane, e cila për flamurin amerikan të valëvitur në protestën e organizuar nga Meta, tha se SHBA nuk ka të bëjë fare me këtë manifestim.

I pyetur nga gazetari Peka, Meta preferoi të mos shprehë koment për deklaratën, duke thënë vetëm se nuk e di se për çfarë deklaratë bëhet fjalë për shkak se ka pasur axhendë të ngjeshur për tubimin.

Po ashtu Meta përmendi edhe personat e ardhur nga SHBA për të mbështetur protestën.

“Nuk e di se për çfarë deklarate bëhet fjalë, se nuk kam pasur kohë të ndjek se kam pasur në selinë e presidencës shumë personalitete që ndoqën këtë manifestim

Siç ishte Ledio Binako që la punën e tij për të dhënë mesazhin e tij. Po kështu edhe shumë shqiptaro-amerikanq me flamurin amerikan. S’kam pas kohë të merrem me asnjë lajm.

Kam zero koment për këtë deklaratë që po më thoni. U habita që pas meje ishte një flamur dhe që kishte shumë shqiptaro-ameriakanë pas meje. Pyesni zyrën time për shtyp për më shumë”, tha Meta.

 

Të fundit