Flash News

KRYESORE

Ambasadorja amerikane: Ju tregoj tre prioritetet e mia për Shqipërinë

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim tregon tre prioritetet e saj gjatë punës si përfaqësuese e qeverisë së SHBA në Shqipëri.

Ato i liston në një shënim në Twitter.

“3 prioritetet e mia janë (1) forcimi i marrëdhënieve të mbrojtjes Flag of United States-Flag of Albania; (2) mbështetje për ngritjen & funksionimin e institucioneve demokratike; (3) rritja e tregtisë & investimeve Flag of United States-Flag of Albania. Të 3-ja kërkojnë sundim të ligjit, transparencë & fund të korrupsionit!”, ka deklaruar ambasadorja Kim.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kujtojmë se dy ditë më parë ambasadorja Kim dha intervistën e parë televizive për Euronews Albania, ku dha dhe me mesazhe për luftën kundër krimit e korrupsionit.

Ajo nuk ngurroi të kritikonte Këshillin e Lartë Gjyqësor, pas shtyrjes së vendimit për çështjen në fjalë. Në mesazhin e saj Kim tha se KLGJ duhet të marrë vendime e të ngrihet me këmbët e veta, pa u bazuar te ndërkombëtarët.

Për reformën në Drejtësi, Kim tha se është jashtëzakonisht e vështirë, por shtoi elementët bazë janë aty dhe varet nga aktorët që të fillojnë ta zbatojnë atë vërtet.

Lexo edhe: Çështja Dvorani, Kim kritika KLGJ-së: Koha të ngrihet me këmbët e veta, t’i tregojë popullit shqiptar se po funksionon

Pse amerikanët stepen të investojnë në Shqipëri? Arsyet sipas ambasadores Kim

Të fundit