Flash News

KRYESORE

Ambasadorja amerikane takon ministren e Infrastrukturës: Projektet e reja mund të hapin vende pune

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim sot ka zhvilluar takime me kabinetin qeveritar. Njërin prej tyre e ka zhvilluar me Ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku.

Faqja zyrtare e ambasadës amerikane, tregon se gjatë takimit fokusi ka qenë te projektet në Infrastrukturë për të krijuar vende pune për shqiptarët dhe amerikanët.

│ Gjatë bisedës së saj sot me Ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim vuri theksin në synimin e misionit për rritjen e lidhjeve të biznesit dhe investimeve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Ambasadorja nënvizoi se si projekte të suksesshme infrastrukture mund të sjellin zhvillim dhe vende pune për shqiptarët dhe amerikanët. #ShbaQendronKrahShqiperise”, shkruhet në postimin e ambasadës.

Të fundit