Flash News

KRYESORE

Ambasadorja e re amerikane në Tiranë/ Çfarë duhet të presin politikanët dhe publiku? Politiko shpjegon nëpërmjet burimeve në Washington

Ambasadorja e re amerikane në Tiranë/ Çfarë duhet të

Yuri Kim është zyrtarisht ambasadorja e re e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Pasi kaloi seancën dëgjimore në Komisionin e Punëve të Jashtme në Senat, ajo mori edhe votat e senatorëve për të qenë përfaqësuesja e Presidentit Trump në Tiranë.

Kush është Yuri Kim, përveç atyre që dimë nga CV-ja e saj zyrtare dhe pak informatave që gjednen mbi të në kronikat (edhe ashtu të pakta të lajmeve) mbi diplomaten amerikane?

Politiko.al ka kontaktuar me dy burime konfidenciale në Washington DC, pjesë e qarqeve diplomatike amerikane, për të ndërtuar një profil të zonjës Kim dhe të pritshmërive që duhet të ketë media dhe politika në Tiranë për qëndrimet e saj.

Njëri prej burimeve i tha Politiko.al se Kim është tej mase inteligjente dhe ndoshta një prej mendjeve më brilante në Shërbimin e Huaj amerikan duke shtuar edhe një aftësi shumë të mirë të saj për të shkruar.

Yuri Kim 'certifikohet' nga burimi tjetër si 'e shkëlqyer' në postet e mëparshme që ka mbajtur nëpër botë si në Japoni, Kinë, Irak dhe Turqi. Po ashtu në pozicionet si zyrtare në Departamentin e Shtetit, si Asistente Ekzekutive e nënsekretarit të Shtetit.

Në nivel personal, shtojnë burimet, Kim është e ndjeshme me një sens humori, por edhe shumë e saktë. Kjo cilësi e fundit shkon deri në masën 'strikt" dhe shoqërohet me pritshmëri të larta për veten dhe të tjerët.

Çfarë duhet të presin politikanët e dy krahëve në Tiranë nga Yuri Kim? Ajo është shumë e aftë në leximin e situatave dhe personaliteteve politike. Pas 100 ditësh në Tiranë, thekson njëri prej burimeve, ajo do të ketë një zotërim solid të dinamikave politike. Po ashtu ajo di 'ta luajë lojën", por nuk është një 'bullshitter'. Plani më kontrovers i profilit të saj ndoshta ka të bëjë me atë që, një prej burimeve, e përshkruan si 'Kim nuk do të pretendojë të jetë e mirë duke veshur një maskë të ndryshme për audienca të ndryshme'.

Të fundit