Flash News

KRYESORE

Ambasadorja e SHBA intervistohet sot nga ministrja e Ramës: Doni të mësoni më shumë rreth Yuri Kim?

Ambasadorja e SHBA e akredituar në Tiranë sot do të jetë pjesë e një ore mësimi në klasën e gjuhës angleze, në sajë të programit mësimor online, për shkak të situatës së krijuar nga coronavirusi i ri.

Kim do të intervistohet nga ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini, njofton ambasada e SHBA në rrjetet sociale, përmes së cilës do të mësohet më shumë rreth ambasadores Kim.

“Ambasadorja Kim do të ketë një rol të veçantë në klasën e gjuhës angleze në #RTSHShkolle, sot në orën 11:30! Dëshironi të mësoni më shumë rreth Ambasadores Kim? Ndiqni Ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini teksa interviston Ambasadoren Kim si pjesë e një ore mësimi mbi përdorimin e pyetjeve në anglisht”,thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Të fundit