Flash News

KRYESORE

Zbardhen detaje nga takimi i ambasadores së SHBA me Ramën, kë pritet të takojë më pas Yuri Kim

Zbardhen detaje nga takimi i ambasadores së SHBA me Ramën, kë

Pak pas përfundimit të takimit, ambasada amerikane ka zbardhur detaje rreth bisedës së zhvilluar mes ambasadores Yuri Kim dhe kryeministrit Edi Rama. Përmes një reagimi në facebook, Ambasada thekson se në fokus të diskutimeve kanë qenë ngjarjet më të fundit që kanë ndodhur në vend, ndërsa bën me dije se ambasadorja Kim pritet të zhvillojë një takim dhe me kryedemokratin Basha.

"Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Kryeministrin Rama për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit. Ambasadorja theksoi rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend që synon anëtarësimin në BE.

Ata u pajtuan se është thelbësore që Shqipëria të vijojë në rrugën e saj drejt arritjes së dakortësisë për reformën zgjedhore dhe masave të tjera që u janë premtuar qytetarëve të Shqipërisë. Ambasadorja Kim do të takohet edhe me kreun e PD-së Basha së shpejti.", thuhet në reagim.

Të fundit