Flash News

KRYESORE

Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA uron Yuri Kim për detyrën: Do të kemi një bashkëpunim të frytshëm

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim është betuar sot para Departamentit Amerikan të Shtetit.

Departamenti i Shtetit njoftoi për ceremoninë e betimit të ambasadores.

Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale i uron suksese Kim në misionin e saj.

“Betohet Ambasadorja Kim!

Ajo është tashmë zyrtarisht Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri!

Urimet më të mira dhe suksese në misionin tuaj, me bindjen se do kemi një bashkëpunim të frytshëm!”, shkruan Faber.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pas ceremonisë së betimit, Kim pritet të vijë në Shqipëri për të paraqitur letrat kredenciale dhe për të filluar më tej nga detyra.

Yuri Kim u nominua për postin e ambasadores në Shqipëri  nga Presidenti Donald Trump në qershor të këtij viti, për të zëvendësuar  vendin e lënë bosh nga Donald Lu.

Të fundit