Flash News

KRYESORE

Ambasadorja Faber në SHBA jep lajmin e mirë: Këtë javë hapet shkolla shqipe, gati edhe librat e historisë

Ambasadorja Faber në SHBA jep lajmin e mirë: Këtë javë

Ambasadorja shqiptare në SHBA, Floberta Faber jep lajmin e mirë se këtë javë hapet shkolla e parë shqipe në Waterbury, në qendrën e komunitetit shqiptar në Connecticut. 

Përmes një postimi në facebook, Faber shkruan se librat e gjuhës shqipe janë gati për t’u shfletuar nga fëmijët e komunitetit shqiptar dhe për t’u njohur me historinë e origjinës.

“Librat e gjuhës shqipe dhe hisorisë së Shqipërisë janë gati! Sapo i dërgojmë në Connecticut për #AlbanianAmericanSchool, shkollën shqipe që hapet këtë javë nën kujdesin e Gazmend Aga dhe komunitetit #shqiptar në #Waterbury, nga më të vjetrit në Shtetet e Bashkuara. Me këtë rast urojmë të gjithë mësuesit shqiptarë në #Gëzuar7Marsin!”, shkruan ambasadorja shqiptare në SHBA.  

Të fundit