Flash News

KRYESORE

Ambasadorja franceze: Dihet që jeni në krizë, por duhet ta zgjidhni vetë, mos prisni nga të huajt

Ambasadorja franceze: Dihet që jeni në krizë, por duhet ta

Ambasadorja e Francës në Tiranë, Christine Vasac është shprehur se shqiptarët meritojnë një zgjidhje të arsyeshme të krizës politike. Vasac foli nga Korça ku ka shkuar për të kaluar fundjavën.

Ajo foli në të njëjtat frekuenca me homologun e saj spanjoll, duke thënë se shqiptarët nuk duhet të mbështeten tek diplomatët e huaj, por duhet të angazhohen vetë për të zgjidhur krizën.

Duhet të gjeni një zgjidhje. Dihet që Shqipëria është në një krizë politike.

Qytetarët e këtij vendi meritojnë një zgjidhje të arsyeshme.

Nuk janë diplomatët ata që e zgjidhin krizën në vend. Si të gjitha vendet e tjera edhe Shqipëria e ka vendin e saj në BE dhe për Francën gjithçka është e hapur.

Deri në tetor mund të ndodhin shumë gjëra’, tha ndër të tjera Vasac.

 

Të fundit