Flash News

KRYESORE

Ambasadorja franceze flet për mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm

Ambasadorja franceze flet për mandatin e Prokurorit të

Ambasadorja franceze Christine Vasak, ka komentuar çështjen e kryeprokurorit të përgjithshëm në Shqipëri.

“Kushtetuta shqiptare përcakton kohëzgjatjen e një mandati. Mandati i kryeprokurorit të përgjithshëm përfundon sipas Kushtetutës dhe autoritetet kompetente janë ato që duhet të vendosin”, u shpreh kryediplomatja franceze.

Ambasadorja ka folur edhe rreth procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. “Është një vlerësim që duhet të bëhet nga të gjithë shtetet anëtare të BE-së. Është një dëshirë e madhe e popullit që të bëhet pjesë e BE-së, Shqipëria është kandidate nga viti 2014, tani ka ardhur momenti të presim vendimin e institucioneve dhe autoriteteve europiane për hapjen e negociatave, por nuk duhet të nxitohemi. Kjo analizë do të bëhet duke u bazuar në sistemin e drejtësisë në Shqipëri”, tha Vasak.

Të fundit